8/20/2011
0

HP gjatë ditës së sotme ka shpalosur një version të ri 64GB të tabletit të saj TouchPad përmesueb faqes së saj në Francë.
Imazhi që po shihni është shtuar në faqen e parë të HP France dhe si e tillë paralajmëron paraqitjen e modelit 64GB TouchPad, që tani mund të blihet nga kjo faqe për një çmim prej 599 euro.
Aty gjithashtu thuhet se TouchPad i ri me memorie të zgjeruar do të jetë gjithashtu edhe në dizajn të përpunuar me të bardhë, ndërsa në aspektin e fuqisë Snapdragon 1.5GHz Dual Core APQ8060 mbetet i pranishëm edhe tek ky model.
I riu HP 64GB TouchPad është i gatshëm vetëm për tregun Evropian, ndërsa është thënë se paraqitja e tij do të mund të ndodh së shpejti edhe në tregjet tjera. 

0 Komente:

Post a Comment