8/17/2011
0

Me sa duket, kompania IPKO është gjithnjë në kërkim të mundësive të reja për të na befasuar pozitivisht. Kësaj radhe, përmes një kumtese për media, ajo ka njoftuar se do t’i ndihmojë fëmijët me sindromën Down, përkatësisht shoqatën “Down Syndrome Kosova”.
Në këtë njoftim thuhet se kompania IPKO do të dhurojë 10 cent për fëmijët me sindromën “Down”, sa herë që në faqen e saj bëhet një anëtarë më shumë. E për tu bërë anëtarë i një faqeje në Facebook, të gjithë e dimë se sa e lehtë është.
Duke klikuar vetëm një herë në butonin “Like” në faqen ku dëshirojmë të bëhemi fansa, apo anëtarë.
“Ne vazhdimisht synojmë që ta përdorim rrjetin social Facebook për të bërë mirë. Ndërsa, qëllimi i kësaj fushate është që të grumbullojmë sa më shumë qytetarë rreth një iniciative të përbashkët për ngritjen e fondeve për fëmijët, dhe vetëdijesimin e shoqërisë për sindromën Down. Faqja jonë do të shërbejë si një rreth i njerëzve që ndihmojnë fëmijët me nevoja të veçanta” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

Sipas IPKO’s, mënyra e llogaritjes së fondeve të mbledhura do të mund të bëhet nga secili anëtar i rrjetit social Facebook.com, pasi që numri i anëtarëve mund të shihet në çdo moment, dhe për çdo anëtarë të ri shoqata do të marrë 10 cent nga IPKO., thuhet më tej në njoftimin e IPKO’s.
Në momentin e nisjes së kësaj fushate interesante (www.facebook.com/IPKO.Rrethiyt), në faqen e saj zyrtare në Facebook, IPKO ka pasur 10,024 anëtarë. / Telegrafi /Kekompjuter

0 Komente:

Post a Comment