3/09/2013
0
Këtë javë, Facebook e ka lëshuar një video e cila e paralajmëron dizajnin e ri të Facebook News Feed, i cili aktualisht është duke u dizajnuar për kompjuterët personal dhe pajisjet mobile.
Siç edhe është thënë më herët, dizajni i ri i Facebook sjell disa ndryshime të dukshme për përdoruesit, duke filluar prej optimizimit të ri të faqes për pajisjet e Apple, si iPad dhe iPhone.
Në kumtesën për media të lëshuar sot nga rrjeti social, thuhet “sot ne po prezantojmë versionin e ri të dizajnit të Facebook, me të cilin synojmë që të ulim rrëmujën e krijuar në përmbajtje, për të paraqitur sa më shumë gjëra për të cilën njerëzit janë të interesuar”.
“Ne kemi ri-dizajnuar çdo postim për të qenë më i larmishëm, duke vënë në focus përmbajtjen të cilën njerëzit do ta ndajnë me njëri tjetrin. Fotografitë, lajmet, hartat dhe ngjarjet tani do të duken më të organizuara dhe më bukur”, thuhet më tej në njoftimin e Facebook. 

0 Komente:

Post a Comment