Google Currents, që është lexuesi në formë të stilit të revistave për celularë që ishte lëshuar së pari në dhjetor, tani është bërë ndërkombëtar. Deri më tani, Google Currents ishte i gatshëm vetëm për përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara dhe natyrisht që përmbante vetëm përmbajtje për Shtetet e Bashkuara. Kudo që aplikacionet janë të gatshme në App Store ose në Google Play, përdoruesit mund ta shkarkojnë aplikacionin Google Currents në telefonin ose tabletin e tyre.
Google Currents 1.1 ka pasur përmirësime të dukshme në mundësitë për sinkronizim. Derisa versioni i parë ishte famëkeq për sinkronizimin e ngadalshëm, versioni i ri e sinkronizon përmbajtjen kudo që jeni ju dhe e bën këtë mjaft shpejt dhe automatikisht. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që të shkarkoni edicionet e plota për lexim offline.
Si pjesë e mundësisë për të gjithë botën, publikuesit nga e mbarë bota tani mund ta përdorin Google Currents Producer për të krijuar edicionet e tyre lokale për publikun lokale dhe të zgjedhin se ku do të jenë të gatshme këto edicionet. Google Currents tani ofron edhe përkthime automatike në 38 gjuhë të ndryshme, kështu që ju mund ta lexoni përmbajtjen në njërën nga këto gjuhë.
0 Komente:
Post a Comment