12/28/2011
0
Portali All About Windows Phone transmeton se Windows Phone Marketplace kapi shifrën prej 50,000 aplikacioneve të publikuara. Kjo shifër është arritur për 14 muaj, respektivisht më herët se që parashikonin shumë analist.
Konkurrenca, Andoridi, shifrën prej 50,000 aplikacioneve e kapi pas 19 muajve, e numrin e njëjtë të aplikacioneve iOS e arriti për një vit.
Prej këtyre 50,000 aplikacioneve rreth 6,000 prej aplikacioneve të publikuara në ndërkohë janë tërhequr, nga Microsoft ose ata të cilët i kanë publikuar, e jo të gjitha aplikacionet janë në dispozicion në të gjitha vendet e botës. Më së shumti aplikacione përdoren në Amerikë, 42,655 shkruan All About Windows Phone.
Gjatë katër javëve të shkuara, Windows Phone Marketplace rritej për 265 aplikacione të reja në dit. Blerja e aplikacioneve për momentin është e mundur nga 35 vende të botës.

0 Komente:

Post a Comment