12/28/2011
0


Ndërfaqja super-e-shpejtë e Intelit Thunderbolt nga prilli i vitit të ardhshëm do të gjendet edhe në ofertën e prodhuesve të tjerë të kompjuterëve. Ndërfaqja Thunderbolt për momentin është ekskluzivë e kompjuterëve nga Apple, e ofron brez prej 10 Gbps në të dy kanalet për ndërlidhjen e pajisjeve të ndryshme periferike përmes konektorit DisplayPort.
Intel lajmëroi partnerët se teknologjia do të jetë në dispozicion për të tjerët nga prilli i vitit 2012 do të filloj implementimi në kompjuterët e tavolinës dhe ata portativ – në mesin e të parëve që pritet ta instalojnë këtë ndërfaqe në pajisjet e veta janë Sony, Asus dhe Gigabyte. Për momentin përfaqësimin më të madh të Thunderboltit e kanë parandaluar çmimi relativisht i lartë i çipsetit (20 dollarë për copë) dhe prania gjithnjë e më e madhe e USB 3.0, ndërfaqe tjetër konkurrente të cilën në pajisjet e veta po e instalojnë gjithnjë e më shumë kompani. 

0 Komente:

Post a Comment