12/27/2011
0
Kompania produkti i së cilës i quajtur VideoSurf, është një shërbim për kërkimin e videoincizimeve në Internet (ai kërkon nëpër DailyMotion, YouTube, Metacafe, Hulu dhe shërbimet tjera), u bë pronë e Microsoftit. Edhe pse nuk është publikuar çmimi të cilin e pagoi Microsoft, supozohet se bëhet fjalë për rreth 70 milion dollarë. Microsoft këtë kompani e bleu për të përmirësuar kërkimin e videve në kërkuesin e tij Bing. VideoSurf është nisur në vitin 2006, e momentalisht ka 35 të punësuar. Me kalimin e viteve ka arritur të tërheq investime të rëndësishme – krejtësisht 28 milion dollarë. Në mesa tjerash, në VideoSurf kanë investuar Al Gore, shefat e kompanive Current Media dhe SurveyMonkey dhe një e punësuar e Facebookut në pozitë të lartë udhëheqëse. 

0 Komente:

Post a Comment