12/27/2011
0

Hakerët-Aktivist Anonymous arritën të vjedhin me qindra e-mail, fjalëkalime, kartela krediti dhe shum të dhëna tjera nga një kompani amerikane Stratfor. Sipas hakerëve, janë vjedhur mbi 200GB të dhëna. Faqja e kompanis është shuar, dhe janë suspenduar të gjitha aktivitetet e serverëve dhe e-mail adresat e Stratfor.
Një anëtarë i Anonymous thotë se kartelat e kreditit të vjedhura i kanë shfrytëzuar për të dhuruar miliona dollarë si donacione për bamirësi. Qëllimi, thonë hakerët, është që të festohet Krishtlindja. Megjithatë, shum rënd është të besohet se ato para do të arrijnë deri tek destinacioni i duhur, organizitatat për bamirësi, sepse mesiguri do të bllokohen këto transferime të parave.


Burimi: http://www.itshqip.com/#ixzz1hm6uJFP1


0 Komente:

Post a Comment