12/29/2011
0

Kompania analitike Nielsen publikoi listën e destinacioneve më të preferuara online gjatë vitit 2011 në mesin e Amerikanëve, e dy vendet e para nuk do ta habisin askënd – Google dhe Facebook.
Mesatarisht, Google-in për çdo muaj e kanë vizituar 153.4 milion vizitorë, derisa Facebook pati pak më pak vizitorë në nivel mujorë – 137.6 milion. Në vendin e tretë është Yahoo, me rreth 7.5 milion vizitorë më pak se Facebooku, e shërbimi i popullarizuar YouTube në vendin e pestë, ka 106.7 milion vizitor në muaj.
Wikipedia me pak më shumë se 62 milion vizitorë është në vendin e tetë. 
Kur të shikohen bllogjet dhe rrjetat shoqërore, tri vendet e para i takojnë Facebookut, Blogger-it dhe Twitterit (me këtë radhitje), MySpace është ende në mesin e dhjetë të parëve, dhe atë madje në vendin e pestë me 17.9 milion shfrytëzues në muaj.
Google Plus, sipas të dhënave nga Nielsen, brenda muajit e kanë vizituar 8.2 milion shfrytëzues.
Përveç këtyre, Nielsen ka shpalosur edhe disa të dhëna rreth prodhuesve më të popullarizuar të smartphonëve, të cilat tregojnë se Apple mban vendin e parë me 29 për qind të smartphonëve të shitur këtë vit, HTC i dyti ka në posedim 21 për qind, RIM i treti me 17 për qind, e të katërtin dhe të pestin e ndajnë Samsung dhe Motorola me nga 11 për qind. 

0 Komente:

Post a Comment