12/29/2011
0
Sipas të dhënave të fundit të shpalosura nga Paul Allen, i cili është duke u përkujdesur për statistikat rreth Google Plusit, ky rrjet shoqëror tani ka 62 milion shfrytëzues.
Brenda ditës Google Plus fiton 625,000 anëtarë të rinj.  Sipas vlerësimeve të tija, dhe nën kushtin që kjo rritje të vazhdoj, deri më 25 shkurt Google Plus do ti ketë 100 milion shfrytëzues, e në këtë kohë vitin e ardhshëm, madje 300 milion.
Para më pak se një muaj, me 1 dhjetor Google Plus i kishe “krejtësisht” 50 milion shfrytëzues. Detajet e publikimit të tij mund ti shikoni këtu.
Përndryshe, para disa ditëve TechCrunch, duke u thirrur në të dhënat e marra nga comScore, publikoi se Google Plus ka 5 milion anëtarë më shumë, respektivisht 67 milion shfrytëzues. 


0 Komente:

Post a Comment