12/24/2011
0

Si një nga ndryshimet e radhës që Microsoft po e fut në mënyrën e qasjes në treg, relativisht e pritur është heqja e dorë nga Microsoft e pjesëmarrjes në CES. Ani pse Microsoft tradicionalisht udhëhiqte keynote-in dhe ishte një nga ekspozuesit më të mëdhenj, qysh tani në shumë mënyra të tjera po e bën paraqitjen e produkteve të veta për klientët e vet potencial dhe ekzistues kështu që panairi si CES po ju duket i panevojshëm.
Nga Microsoft porosisin, se kompania ka pasur kënaqësinë e partneritetit të shkëlqyer me CES-in gjatë viteve të kaluara dhe se do të vazhdoj ta perceptoj CES-in si një element të rëndësishëm të afarizmit me partnerët në fushën e telefonave, PC-ve dhe industrisë së zbavitjes.
Steve Ballmer për herë të fundit do të mbaj keynotes-ët, e Microsoft ka mjaftë hapësirë për prezantimin e produkteve: MWC në Barcelonë, E3 për industrinë e zbavitjes, CTIA për pajisjet mobile dhe evenimentet e veta siç janë TechEd dhe MIX-i. 

0 Komente:

Post a Comment