1/03/2012
0


Ligji i cili hyn në fuqi me 6 janar do të kufizoj vizitat dhe përdorimin e faqeve dhe shërbimeve të huaja të internetit.Siç shkruan Forbes, ligji i ri në praktikë do të funksionoj kështu: Nëse dikush nga Bjellorusia dëshiron të blej diçka në Amazon, për shembull, që nuk është një kompani bjelloruse dhe as që është e regjistruar në Bjellorusi, ky transaksion do të regjistrohet si ilegal, e prokurori shtetëror i Bjellorusisë do të ia dërgoj një lajmërim Amazonit me të cilin e lajmëron atë se po e shkel ligjin, dhe se mund të paditet.
Forbes transmeton edhe se pronarët e kafeve të Internetit prej tani do të jenë përgjegjës për përdorimin e Internetit nga ane e myshterive të tyre, dhe se duhet të paraqesin çdo veprim të palejuar, e madje edhe përdoruesit individual të kompjuterëve janë përgjegjës nëse të tjerët përdorin kompjuterët e tyre dhe vizitojnë ndonjë faqe të ndaluar.
PC World transmeton se sipas ligjit të ri, të votuar me 21 dhjetor, të gjitha kompanitë dhe individët të regjistruar si ndërmarrës duhet të përdorin vetëm domenet vendas për shërbimet e veta online.
Ai i cili viziton faqet që ndodhen jashtë Bjellorusisë do të trajtohet si shkelës i ligjit dhe do të jetë i detyruar të paguaj dënimin që fillon nga 125 dollarë, thuhet në faqet Library of Congress.
Reporterët pa kufij shkruajnë se qeveria do të vendos edhe sistemin i cili do të filtroj dhe bllokoj faqet të cilat mendohet se janë të rrezikshme, siç janë ato të cilat ndërlidhen me ekstremizëm ose pornografi. 

0 Komente:

Post a Comment