1/01/2012
0



Haker-aktivisti (ose haktivisti) Nick Farr lajmëroi publikun se është duke menduar për lansimin e një sateliti për të parandaluar censurën në Internet. Në kuadër të projektit do të vendoseshin edhe stacionet e lira në tokë do të përcjellin satelitët dhe do të komunikonin me ta.
Farr është zëdhënës i Chaos Computer Club-it gjerman, e për Hackerspace Global Grid, në konferencën e të cilëve shpalosi planet, bëni grumbullimin e donacioneve për këtë projekt. Natyrisht, projekti parimisht është i filluar për të kundërshtuar legjislativin SOPA.
Në bashkëpunim me Constellation, iniciativën gjermane hulumtuese për hapësirën e gjithësisë, Hackerspace Global Grid planifikon të vendos tri prototipa të stacioneve tokësorë gjatë gjysmës së parë të vitit 2012. Nuk kanë precizuar se për kur planifikojnë të lansojnë satelitin e parë.
Përndryshe, është një çështje tjetër se sa ka gjasa të jetë i suksesshëm projekti. Siç tha Alan Woodward, profesori i shkencave kompjuterike në Universitetin në Surrey, satelitët amator të lansuar në orbitë të ulët shumë shpesh nuk mbesin gjatë në një vend, por rrotullohen në orbitë rreth Tokës, shpesh çdo 90 minuta. Si të tillë nuk mund të përdoren për komunikim, përveç për periudha të shkurtra kohore kur janë në pozitë për të komunikuar me stacionet tokësore.
Woodward thekson edhe një problem tjetër për hakerët. Duke pasur parasysh se hapësira në atë lartësi nuk i takon askujt, secili shtet do të mund të paaftësonte satelitët pa pasoja ligjore. 

0 Komente:

Post a Comment